Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Turqia ia heq taksën Serbisë

    10/01/2019 | 18:47
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Lufta diplomatike e Serbisë karshi Kosovës ka bërë që kjo e fundit të vendosë taksë 100% për gjitha mallrat serbe.

    Mirëpo, ndryshe po vepron një shtet ‘mik’ i Kosovës. Turqia, e udhëhequr nga Rexhep Taip Erdogan, ka miratuar në Parlamentin e saj një marrëveshje të tregtisë së lirë midis Serbisë dhe Turqisë.

    Kësisoj, kjo do të krijojë kushte për rritjen e numrit të produkteve pa doganë në mes të dy vendeve.

    Beogradi zyrtar ka konfirmuar lajmin rreth taksës 0%.

    Zëvendës kryeministri dhe ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit Rasim Ljajiç ka folur rreth marrëveshjes që, sipas tij, do t’i sjellë të mira shteteve përkatëse.

    “Presim që marrëveshja të jetë një nxitje e fuqishme për të rritur eksportet në Turqi dhe për të zgjeruar volumin e tregtisë mes dy vendeve, e cila për herë të parë ka tejkaluar shifrën prej një miliard eurosh”, është shprehur numri dy i qeverisë serbe.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit
    • Policia me plan operativ për zgjedhjet e së dielës
    • Dosja e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë – Apeli ia kishte ulur dënimin nga 5 në 3 muaj burgim për dhunë në familje dhe kanosje
    • Vdekja e foshnjës njëvjeçare, Spitali i Pejës del me reagim: Kishte çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje
    • Vushtrri, Dyshohet se para 10 vitesh një burrë abuzoi seksualisht me një tjetër
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.