Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Thaçi sot i ‘çel letrat’

    21/01/2019 | 08:49
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidenti Hashim Thaçi pritet sot t’ia dorëzojë Ekipit Negociator dokumentacionin për mbarëvajtjen e bisedimeve në Bruksel me Serbinë. Partitë opozitare shprehen skeptike se i pari i shtetit do ta bëjë transparent dokumentacionin e bisedimeve, pikërisht për shkak se përmban marrëveshje të dëmshme për vendin.

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot pritet të mbajë një takim me Ekipin Negociator për Dialogun me Serbinë. Në këtë takim është thënë që presidenti Thaçi do t’ia dorëzojë delegacionit shtetëror dokumentacionet që posedon nga bisedimet paraprake me Serbinë në Bruksel pas kërkesës së negociatorëve që t’i kenë në dispozicion të gjitha dokumentet zyrtare, të cilat ndërlidhen me dialogun, shkruan sot gazeta “Zëri”.

    “E kam bërë të qartë se deri më tani nuk ekziston asnjë dokument i shkruar zyrtar ose draftmarrëveshje e përgatitur nga BE-ja. Kjo është e natyrshme, sepse ne jemi në fazën fillestare të negociatave për të arritur një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse. Përkundër kësaj, sapo ta mbaroj pushimin, të hënën do të takojë Ekipin Negociator dhe do t’ua jap edhe në formë të shkruar informacionet e përgjithshme për periudhën e deritashme të bisedimeve. Në këtë proces historik ne do të punojmë së bashku dhe në koordinim me njëri-tjetrin”, ka thënë ditë më parë Thaçi për radion “Evropa e Lirë”.

    Edhe deputeti i Koalicionit Qeverisës, Rasim Selmanaj, ka thënë për “Zërin” se ka dakordancë mes presidentit e Ekipit Negociator për dorëzimin e atyre dokumenteve. Ai shprehet se në dialogun me Serbinë të gjithë janë një. “Edhe presidenti, edhe Ekipi Negociator kanë rënë dakord për dorëzimin e dokumenteve që ekzistojnë. Bashkëpunimi dhe koordinimi do të jetë i domosdoshëm dhe unë jam i bindur në këtë sepse presidenti dhe ekipi janë një në këtë proces”, ka thënë Selmanaj.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Rukiqi: Gëzohemi që samiti po mbahet në Tiranë, por brengosëse që Kosova është në izolim të madh ndërkombëtar
    • Gërvalla pretendon se po bëhet fushatë ndaj Pecit: I ndershëm deri në palcë
    • Ekskluzive: Bastisje në tetë lokacione në rajonin e Dukagjinit për tentim vrasjen e 29 janarit në Pejë
    • Rritet numri i lindjeve në Kosovë, vetëm gjatë marsit lindën 2 mijë e 061 fëmijë
    • Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.