Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në 22 vjetorin e rënies së Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, ka shkruar se heroizimi i tyre është i përjetësuar në historinë tonë të re.
“Ata janë ndër komandantët dhe luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme emrit dhe veprës së tyre”, ka shkruar ai në Facebook.
Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, kur hasën në pritën e vënë nga forcat pushtuese në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë.