Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin John Bolton, ku e ka siguruar se Kosova do të flas njëzëri, ashtu siç ka kërkuar Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, transmeton Gazeta Metro.
Thaçi ka thënë se ka siguruar Bolton se Kosova mbetet e përgjegjshme për vazhdimin e dialogut dhe do të flasë një zë ashtu siç ka kërkuar presidenti i SHBA’së, Donald Trump për arritjen e një marrëveshje me Serbinë.
Po ashtu presidenti ka thënë se dialogu do të vazhdojë dhe bisedimet me Serbinë do të siguron njohjen reciproke dhe anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB, transmeton Gazeta Metro.
Postimi i plotë i Thaçit:
Këtë pasdite kisha një bisedë telefonike me Këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin John Bolton. Ne biseduam për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për partneritetin e përhershëm në mes të Kosovës dhe SHBA-së. Ambasadorin Bolton e sigurova se Republika e Kosovës mbetet e përgjegjshme për vazhdimin e dialogut dhe do të flasë me një zë, ashtu siç ka kërkuar Presidenti Trump. Ne jemi të bindur se dialogu do të fillojë së shpejti dhe do të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që siguron njohjen reciproke dhe anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB. Kosova ka ecur gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miqësia do të jetë e përhershme, ka shkruar Thaçi në Facebook./gazetametro.net