Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Thaҫi thotë se këtë vit do të përmbyllet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë

    11/01/2019 | 21:45
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidenti i Kosovës, ka folur edhe njëherë për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

    Hashim Thaçi ka përshëndetur vendimin e parlamentit të Maqedonisë për votimin e ndryshimeve kushtetuese.

    Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se parlamenti i Maqedonisë me këtë veprim dëshmoi vizion dhe vetëdije të lartë.

    Ai tutje ka thënë se viti 2019 duhet të jetë vit i vendimeve të mëdha edhe për Kosovën.

    Sipas tij, ky vit duhet të jetë ai në të cilin do të përmbyllet edhe konflikti shekullor mes Kosovës dhe Serbisë.

    Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

    Parlamenti i Republikës së Maqedonisë dëshmoi guxim, vizion dhe vetëdije të lartë, duke votuar për ndryshimet kushtetuese të parapara me Marrëveshjen e Prespës, që shënojnë hapin final drejt ndryshimit të emrit të vendit. Vendimi i tyre nuk ka qenë fare i lehtë, as popullor, por ishte vendim i duhur, i cili tejkalon interesat partiake për shtetin dhe qytetarët.

    Republika e Maqedonisë apo Maqedonia Veriore, siç do të quhet tash, bëri një hap të madh përpara, duke i hapur perspektivë stabilitetit politik, vazhdimit të reformave dhe integrimit të vendit në institucionet veriatlantike, për t’iu garantuar jetë më të mirë qytetarëve dhe brezave të rinj.

    Viti 2019 duhet të jetë vit i vendimeve të mëdha edhe për Kosovën. Vit kur duhet të përmbyllet edhe konflikti shekullor mes Kosovës dhe Serbisë, me një marrëveshje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse për paqen dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen katër armë zjarri në Prishtinë
    • 93 aksidente për një ditë në Kosovë
    • Vushtrri: Po transportohej drejt gjykatës, i dyshuari kanos zyrtarin policor
    • Haradinaj: Albin Kurti, iu ka nënshtruar komunitetit jo-serb, por po “peshkon” edhe tek deputetët e PDK e LDK
    • Moti për vikend: Vranësirat shpërndahen të shtunën, më shumë diell të dielën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.