Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Tërnava ngushëllon familjen Daci për humbjen tragjike të djalit

    26/01/2019 | 18:39
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka marrë me pikëllim lajmin për vdekjen tragjike të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci.Tërnava përmes një postimi në Facebook ka ngushëlluar familjen, farefisin, shokët, miqtë e kolegët e të ndjerit.“Humbja e jetës së një të riu përveç që është humbje për familjen, në të njëjtë kohë është humbje edhe për shoqërinë dhe institucionin ku punoj e veproj i ndjeri”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë i tij:

    E nderuar familje Daci I nderuar akademik DaciMe pikëllim mora lajmin për humbjen e jetës së birit tuaj në fatkeqësinë e sotme, andaj ju lutem që të pranoni ngushëllimet më të sinqerta për ju dhe familjen tuaj të gjerë, në të njëjtën kohë ngushëlloj edhe farefisin, shokët, miqtë e kolegët e të ndjerit.

    Humbja e jetës së një të riu përveç që është humbje për familjen, në të njëjtë kohë është humbje edhe për shoqërinë dhe institucionin ku punoj e veproj i ndjeri.I nderuar akademik Daci, bashkëndiej dhembjen e pikëllimin me ju, duke e lutur Zotin që rahmetliun ta marrë në mëshirën e tij, ndërsa juve t’ua bëj dhimbjen më të lehtë duke u dhënë durim e qetësi.

    Me respekt e dhembshuriMyftiu i KosovësNaim ef. Tërnava

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • “Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.