Lojëtari i KF Vushtrrisë, Taulant Avdyli, nuk do të jetë më pjesë e bankës së KF Vushtrrisë.
Kjo pasi lojëtari vushtrrias ka konfirmuar sot largimin nga KF Vushtrria.
Njoftimin për këtë largim e ka bërë përmes llogarisë së tij të facebookut ku ka falënderuar kryesinë e klubit, dhe ka uruar bashkëlojtarët që të kenë sukses dhe të kthehen me klubin aty ku e kanë vendin.
Ai tutje ka falënderuar edhe tifozerinë Forca.