Edhe një mirënjohje shtohet në stolin e talentit të futbollit Miran Feka nga Vushtrria.
Për lojën e tij të jashtëzakonshme si mesfushor dhe cilësitë në lojë Feka ka qenë ndër të shpërblyerit nga Federata e Futbollit të Kosovës edhe këtë vit.
E kur jemi te kjo me rastin e ndarjes së çmimeve për laureatët e vitit, FFK-ja i ka ndarë mirënjohje talentit Miran Feka duke e zgjedhur atë si lojëtari i vitit në kategorinë U-17.
Kujtojmë se futbollisti Miran Feka edhe viteve të kaluara ishte shpërblyer si ndër më të mirët në kategorinë U-15.