Si kryetar i vetëm i një komune nga Kosova, pjesëmarrës në Forumin Ekonomik Kosovë-Emiratet e Bashkaura Arabe që po mbahet në Dubai, Tahiri ka mbajtur edhe një prezentim.
Në këtë Forum ai para zyrtarëve shtetëror, përfaqesuesve të odave ekonomike të dy vendeve dhe bizneseve, ka prezentuar potencialin ekonomik të qytetit të Vushtrrisë, dhe mundësitë e jashtëzakonshme që ofron qyteti jonë për investitorët e mundshëm.
Me këtë rast theksi ishte te Parku i Biznesit në Lum të Madh, të cilin kryetari i Vushtrrisë e ka paraqitur si një mundësi për investime nga investitorët e mundshëm nga ky vend.