Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, po merr pjesë në forumin ekonomik që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe që po mbahet në mes të Kosovës dhe këtij shteti.
I pari i Vushtrrisë, si i vetmi kryetari komune pjesëmarrës në këtë forum ka prezentuar mundësitë për investime në Parkun e Biznesit në Lum të Madh.
Gjithashtu ai ka takuar edhe Ministrin e Ekonomisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan bin Saeed Al Mansoori.
Po ashtu kryetari Tahiri ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen e veçantë për Vushtrrinë që kanë dhënë për Vushtrrinë. Prandaj si mirënjohje për këtë ka propozuar që në Muzeun e Vushtrrisë një sektor t’i dedikohet miqësisë në mes popullit të Kosovës dhe popullit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ky propozim i kryetarit Tahiri u mirëprit nga Ministri Sultan bin Saeed Al Mansoori dhe shumë shpejtë kjo ide do të realizohet.