Ish-komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi po vazhdon të ketë probleme shëndetësore.
Ai mbrëmjen e kaluar është shtruar në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Lajmin për shtrimin e Sylejman Selimit në spital e ka konfirmuar për Kallxo edhe drejtori i Burgjeve, Nehat Thaçi.