Miqësia që vuri themel mes dy qyteteve, Vushtrrisë dhe Norwalk nga shteti i IOWA-s në SHBA, po vazhdon të kultivohet me anë të shkëmbimeve të ndryshme, qoftë eksperienca e qoftë njohjes kulturore.
Sot një grup prej 25 nxënësish kanë vizituar qytetin e Vushtrrisë, ku ndër të tjera ata janë njohur nga afër me atë që ofron ky qytet sa i përket trashëgimisë kulturore.
Për këtë është kujdesur vet kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili i ka njohur nga afër ata me historikun e disa prej monumenteve kulturore që janë në qytetin tonë.
Gjithashtu studentët amerikanë gjithashtu janë njohur nga afër edhe me punën që bëjnë organet komunale në Vushtrri.