Në një organizim të veçantë sonte është shënuar ceremonia e ndarjes së çmimeve për sportistin e vitit në Vushtrri.
Në praninë e shumë sportistëve dhe zyrtarëve komunal në këtë ngjarje janë ndarë çmimet për ata që janë vlerësuar si më të mirët, e që të njëjtit ishin shpërblyer edhe viteve të kaluara me këtë çmim.
Edhe ky event i organizuar nuk është se ka vënë në pah emra të rinjë të sportit, e që duket se kjo barrë sa i përket këtij dështimi bie pikërisht mbi organizatorët e ngjarjes që nuk kanë marrë mundin për të vënë emra të rinjë në pah, që së paku të afirmohen dhe stimulohen si sportist të rinjë.
Ndër emrat që janë shpërblyer në këtë ngjarje janë Dardan Menxhiqi, Edona Kalludra, sportistë këta të merituar që viteve të kaluara janë shpërblyer me po këto çmime, por të cilët janë zgjedhur edhe këtë herë si më të mirët.
Ripërsëritja e emrave të njëjtë që marrin këtë epitet, është komentuar edhe qytetarë dhe spordashës nga komuniteti sportiv në Vushtrri, të cilët kanë hedhur kritika në drejtim të organizatorëve për avazin e njëjtë, pa u lodhur për të vënë në pah emra të rinjë.