Sot do t’i jepet lamtumira e fundit djaloshit nga Vushtrria, Erzen Hyseni, i cili ndërroi jetë dje në shtetin e Turqisë.
Për të ndjerin është njoftuar edhe dje se sot do të jetë varrimi, ku ceremonia fillestare do të jetë falja e Namazit në Xhaminë Karamanli nga ora 14.30, për të vazhduar pastaj me varrimin e të ndjerit që do të bëhet në varrezat e fshatit Begaj.
Kanë qenë të shumtë ata që kanë mbetur të prekur nga rasti i Hysenit, duke shprehur kështu ngushllime për familjen e tij.