Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Sot ditë e acartë në Kosovë, këto do të jenë temperaturat

    15/01/2019 | 08:48
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -9 gradë Celsius.

    “Do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell. Vranësirat vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me fjolla të lehta bore. Në shumë zona do të ketë mjegull, ndërsa ngricat paraqiten në gjithë territorin e vendit.

    Shtypja atmosferike po shënon ngritje graduale. Në fushat termike do të kemi ndryshim të theksuar në të dy rrafshet e Kosovës, në Dukagjin temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, derisa rrafshi i Kosovës paraqitet me temperatura më të ulëta, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -10 deri -9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës në gjithë territorin parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia mesatare e së cilës mund të arrijë deri 7m/s”, njofton IHMK.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër seanca e 31-të me radhë
    • Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
    • Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
    • Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
    • Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Hamzës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.