Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Si e sheh Vetëvendosje Kosovën në “10yearschallenge”?

    20/01/2019 | 13:20
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinë, Arben Vitia, duke folur për ftesat që Gjykata Speciale po iu bën ish-komandantëve të UÇK-së, ka thënë se Vetëvendosje do që të hetohen ata që abuzuan në emër të luftës.“Nuk duam të hetohet lufta e UÇK-së si luftë kriminale, sepse ajo ishte luftë çlirimtare kundër pushtuesit, por ne duam të hetohen njerëzit që abuzuan me luftën”, ka thënë Vitia në mbledhjen e Këshillit të Qendrës së VV-së në Prishtinë.Vitia po ashtu ka thënë se pas dhjetë viteve Kosovën po e njohin më pak vende.

    “Situata në Kosovë nuk është aspak e mirë, po edhe nëse e bëjmë krahasimin për dhjetë vite si ajo sfida me fotografi që po bëhet në rrjetet sociale, vërejmë se në Kosovë shumë pak kanë ndryshuar. Me këtë nivel të zhvillimit, Kosovës do t’i duhen edhe 40 vite për t’u bërë si Kroacia”, ka thënë Vitia.Lidhur me vitin që lamë pas, ai tregoi se në këtë qendër u anëtarësuan qindra aktivistë të rinj.

    “Përkundër një viti me sfida të shumta, qendra e Vetëvendosjes në Prishtinë arriti mbi 6000 anëtarë në total, prej tyre 4000 anëtarë aktiv”, ka thënë Vitia.E për këtë vit, Vitia ka thënë se synojnë të hapin pika në çdo cep të Prishtinës dhe njëherësh të rrisin edhe angazhimin e grave e vajzave në këtë parti.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti krejt indiferent ndaj zgjedhjeve në Shqipëri. Kush ia ‘shkuli veshin’ sipas Visar Ymerit?
    • Tragjedi në Prizren – vdes 24 vjeçari, dy persona raportuan në polici se i riu që doli për ta blerë armën shkrepi në drejtim të vetës
    • Sali Berisha pezmatohet nga Exit Poll i Haxhiut: Batoni, gënjeshtar i gatshëm
    • Kurti e nis fushatën për zgjedhjet lokale, VV thotë se ia ka marrë LDK’së një emër të njohur në Prizren
    • AAK nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për votimin e fshehtë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.