Prej dyzet vitesh në skenë, gjithmonë me dëshirën e madhe që të jenë pranë publikut, të bëjnë këngë sa më të bukura e të tingëllojnë e duken siç u ka hije, shkruan “Kosovarja”.
Dyshja Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli e nisën rrugën e muzikës në moshë të re dhe i qëndruan të pa lëkundura kohës, por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu edhe me raportin e tyre.
Ndonëse prej një jetë shoqe e kolege, sot ato nuk flasin mes vete. Arsyet e vërteta të prishjes së raportit i dinë veç Shkurta e Shyhretja, shkruan “Kosovarja”.
A thua si ndjehen kur i shohin performancat e përbashkëta, fotot, albumet? A ndjejnë mall për kohët e shkuara, apo arsyeja e ndarjes është aq e fortë saqë s’ka lënë vend as për nostalgji? /Kosovarja/