Shyhrete Behluli do jetë e ftuara e radhës në emisionin NIN në Klan Kosova, shkruan GazetaBlic.
Ajo është kthyer pas në kohë duke treguar për fillimet e lidhjes me Lulin.
“Babai, i ndjeri, ka luftuar në njëfarë forme, pasi rrethi kanë paragjykuar, dhe një fotografi me Lulin u bë ‘sherr’.. U njoftuam dhe dolëm në Prishtinë, u fotografuam tek fotografi dhe baba ma zuri atë”, u shpreh Shyhretja.
Gjithashtu ajo është pyetur edhe për pagesën për një mbrëmje muzikore, por këngëtarja i ka ikur me plot stil përgjigjes.