Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Shumica e gjermanëve e mbështesin kufizimin e shpejtësisë në autostradë

    27/01/2019 | 15:35
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sipas një ankete të publikuar në Berlin, shumica e gjermanëve e mbështesin vendosjen e kufizimeve për shpejtësi maksimale në autostrada me qëllim të luftimit të ndryshimeve klimatike.

    Rreth 52 për qind e të anketuarve kanë thënë se kufiri i shpejtësisë së lejuar në autostradë duhet të jetë mes 120 dhe 140 kilometrave në orë, ndërsa 48 për qind i kanë kundërshtuar këto masa. Anketa është bërë nga instituti “Emnid” dhe është publikuar në gazetat kryesore gjermane.

    Një komision qeveritar, i cili është themeluar për caktimin e të ardhmes së transportit, po e shqyrton mundësinë e ndryshimit të rregullit për lëvizje të veturave pa kufizim të shpejtësisë. Ky vendim besohet se do ta ndihmojë Gjermaninë për përmbushjen e standardeve të Bashkimit Evropian për sasinë e lirimit të gazrave.

    Megjithatë, disa figura të rëndësishme të politikës gjermane nuk po pajtohen me këto plane. Ministri gjerman i transportit, Andreas Scheuer, e ka kundërshtuar këtë plan, duke thënë se kufizimi i shpejtësisë maksimale të lejuar do ta zvogëlonte sasinë e përgjithshme të karbonit për vetëm 0.5 për qind.

    Gjermania mund të dënohet me gjoba të mëdha nga Bashkimi Evropian nëse dështon t’i plotësojë standardet e BE-së për lirimin e gazrave të dëmshme, përfshirë oksidet e azotit, shkruan “Reuters”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti krejt indiferent ndaj zgjedhjeve në Shqipëri. Kush ia ‘shkuli veshin’ sipas Visar Ymerit?
    • Tragjedi në Prizren – vdes 24 vjeçari, dy persona raportuan në polici se i riu që doli për ta blerë armën shkrepi në drejtim të vetës
    • Sali Berisha pezmatohet nga Exit Poll i Haxhiut: Batoni, gënjeshtar i gatshëm
    • Kurti e nis fushatën për zgjedhjet lokale, VV thotë se ia ka marrë LDK’së një emër të njohur në Prizren
    • AAK nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për votimin e fshehtë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.