Numri i aksidenteve gjatë vitit 2018 ishte më i vogël sesa një vit me parë.
Derisa në 2017 ishin 17.695 aksidente, në vitin që lamë pas ishin 15.746 aksidente ose 11% më pak, njofton Klan Kosova.
Pavarësisht kësaj, sipas Drejtorit të Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, Samdin Mehmeti, shifrat e fatkeqësive në trafik, sidomos ato me fatalitet, vazhdojnë të jenë shqetësuese.