Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë.
Aksidenti ka ndodhur dje në fshatin Lushtë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për KTV-në se shtatë të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal në Mitrovicë.