Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Shqiptari nga Zhegra u konkurron orëtarëve zviceranë

    16/01/2019 | 12:18
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    AkriviA është një markë orësh artizanale, për të cilën është duke folur edhe gjithë bota, pasi me vetëm 6 vite aktivitet në treg ka arritur të sfidojë gjigantët e tregut, duke fituar çmimin Men’s Watch në Grand Prix d’Horlogerie de Genève në nëntor.

    Dhe gjeniu që fshihet pas suksesit të AkriviA-s është një shqiptar i Kosovës. Emri i Rexhep Rexhepit u dëgjua mes brohoritjeve në sallën ku AkriviA triumfoi, pasi është ai orëndreqësi i merituar që sfidoi kolegët meshkuj në Geneve.

    Me suksesin e arritur, Rexhepi ia ka fituar “zemrën” edhe prestigjiozes New York Times, që i ka dedikuar një artikull orëndreqësit që e ka zhvilluar aktivitetin e tij në Zvicër.

    “Rexhepi nuk mund të ketë një biznes të familjes, por në moshën 31-vjeçare ai është një kandidat i pastër në një brez të ri të orëve dhe të atyre që janë të përkushtuar ndaj zejtarisë tradicionale”, shkruan NYT.

    I lindur në vitin 1987 në Zhegër, Kosovë, Rexhepi u largua nga vendi i shkatërruar nga lufta në vitin 1999 për në Zvicër. Ai hyri në një program mësimor në Patek Philippe dhe më vonë punoi për BNB Concept, si dhe për orëtarin e pavarur zviceran të njohur François-Paul Journe.

    Në vitin 2012, në ditëlindjen e tij të 25-të, Rexhepi hapi punëtorinë e vet në zonën e Qytetit të Vjetër të Gjenevës, duke përdorur 100,000 franga zvicerane nga kursimet e tij.

    Albinfo.ch shkruan se “në fillim, ai prodhoi kryesisht prototipa për markat e tjera, ndërsa në vitin 2015 ai filloi të fokusohet në zhvillimin e AkriviA”.

    “Ne mbrojmë vlerat tradicionale që po humbasin sot. Mund të jemi të rinj, por ne mbështetemi në traditën për të ecur përpara”, ka thënë Rexhepi, duke treguar se realizimi i një orë i merr edhe deri në 8 muaj punë.

    AkriviA tani punëson gjashtë oratorë, duke përfshirë edhe vëllain më të ri të Rexhepit – i cili u bashkua me AkriviA pas një ndalese në Patek Philippe dhe prodhon rreth 30 orë në vit.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    • Hasani: Shteti i Kosovës nuk është Albin Kurti, ai duhet të largohet së bashku me ministrat që janë deputetë
    • Bajrami: Për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.