Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Shërbyesit civilë në Kryeministri kërkojnë rritje pagash, të hënën në grevë

    16/01/2019 | 19:48
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga e hëna, qeveria Haradinaj pritet të përballet edhe me një tjetër grevë, raporton KTV.

    Kësaj radhe, janë shërbyesit civilë, të punësuar në Zyrën e kryeministrit, ata që kanë paralajmëruar grevë brenda objektit të ekzekutivit kosovar.

    Rreth 50 shërbyes civilë thonë se janë diskriminuar me vendimin e qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj për rritje të pagave.

    Ndonëse të njëjtit, siç raportoi KTV-ja një ditë më parë, u shpërblyen me 300 euro, kërkojnë që paga e tyre të nivelohet përmes Ligjit për Pagat.

    Pavarësisht se Zyra e kryeministrit ka premtuar se të mërkurën do të japin detajet e vendimit për t’i ndarë nga 300 euro për këta shërbyes civilë, një gjë të tillë nuk e kanë bërë.

    Sindikata e Shërbyesve Civilë të Kosovës, e quan tentim për të blerë paqen sociale nga ana e kryeministrit, dhënien e 300 eurove për secilin shërbyes civil që nuk kishte pasur rritje të pagës.

    Shërbyesit Civilë të departamenteve të ndryshme të Zyrës së kryeministrit, në shtator të vitit të kaluar, kishin hyrë në grevë disa ditë, duke kërkuar rritje të pagave.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    • Hamiti: Pozita ndërkombëtare e Kosovës është përkeqësuar fort, imazhi i vendit tonë është dëmtuar
    • Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës
    • Parashikimi i motit për sot
    • Punimet në rrjet: Këto lokalitete të Vushtrrisë mbesin pa rrymë nesër
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.