“E shtuna s’është larg për shkarkimin e Rikallos” thotë Dardan Sejdiu, transmeton Gazeta Metro.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, pret që në seancën e së shtunës do të kalojë projektligji për Buxhetin dhe po ashtu edhe ligje të tjera që kanë të bëjnë me pagat, që ndërlidhen me ndarjen buxhetore
“Seanca për ndarjen buxhetore mbahet më 2 shkurt.
Në rend të ditës para votën për projektligjin për ndarjen buxhetorë edhe ligji për pagat.
Pas saj është ligji për paga dhe dy ligje tjera që lidhet me ligjin e pagave.
Pas ligjit për ndarje buxhetore është edhe projekt statusi i Trepçës.
Besoj që me 2 shkurt edhe kushtet e PSD-së do të plotësohen dhe të arrihet”, tha Sejdiu.
Sejdiu tha se kushtet janë bërë publike nga PSD-ja.
Ndërsa sa i përket shkarkimit të ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, Sejdiu tha se e shtuna nuk është larg./gazetametro.net