Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Sejdiu nuk e mohon mundësinë e kandidimit për kryetar të LDK-së

    21/01/2019 | 23:20
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-presidenti i vendit, njëherësh ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, mund të rikthehet në krye të kësaj partie.

    Sejdiu nuk e ka mohuar mundësinë e kandidimit të tij për këtë post.

    “LDK-ja ka nevojë që të ketë një njeri që kthehet fuqishëm ne tavanin e zhvillimit historik të saj, por që ka edhe pragmatizmin politik”, ka thënë ai në Klan Kosova.

    “Kam bërë ofertën time edhe në faza të mëhershme. Jam një njeri që mund të bëj punë të mirë për LDK-në, me gjithë energjinë që kam dhe konceptin politik që kam. Të shohim a është kështu apo jo”.

    Ish presidenti foli edhe për ideologjinë dhe frymën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në veçanti për promovimin e miqësisë ndërkombëtare nga lideri historik i kësaj partie, Ibrahim Rugova.

    “Mendoj se Kosova dhe shqiptarët e Kosovës do t’i kenë aleat të përhershëm ShBA-të dhe vendet e rëndësishme të BE-së dhe anëtare të NATO-s. Duhet të shikohet në mënyrë më të sinqertë çështja e bashkëpunimit me ta. Ajo miqësi nënkupton një politikë në kontinuitet që me efektet e saj duhet të sjellë pasoja të mira dhe të vazhdueshme për ne dhe paqen në rajon. Është me rëndësi që edhe LDK-ja ta ketë parasysh këtë strategji, këtë qasje dhe miqësi historike që kemi me ShBA-të”.

    Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Sejdiu tha se LDK-ja nuk duhet të ngelet jashtë këtij procesi.

    “LDK-ja ka nevojë që të ketë rol parësorë për shkak të fuqisë që ka, në proceset e rëndësishme për vendin”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    • Hamiti: Pozita ndërkombëtare e Kosovës është përkeqësuar fort, imazhi i vendit tonë është dëmtuar
    • Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës
    • Parashikimi i motit për sot
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.