Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    SBASHK i përgjigjet Ramush Haradinajt për kompensimin e orëve të humbura

    23/01/2019 | 18:20
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Janë bërë 8 ditë prej se kur Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka hyrë në grevë. Kjo grevë, e cila ka përfshirë gjithë institucionet e arsimit është duke vazhduar edhe përkundër ngritjes së pagave nga Qeveria e Kosovës. Mirëpo, edhe përkundër kësaj, SBASHK po deklarohet se janë unik dhe se greva e tyre do të vazhdojë deri në përmbushjen e plotë të kërkesave të tyre, shkruan Gazeta Blic.

    Kurse, deklaratat e të parit të Qeverisë, Ramush Haradinaj për kompensim të orëve të humbura, Sindikata e Bashkuar e Arsimit po i sheh si tone të larta, dhe se për këtë, nuk mund të vendoset tani.

    “Deklaratat e kujtdo qofshin për kompensim të orëve, nuk mund të vendoset tani. Institucionet duhet të angazhohen me ne për një dialog të sinqertë dhe jo me tone të larta. Ne duhet ti ulim tensionet dhe të bisedojmë bashkë dhe të gjejmë një zgjedhje sa më të shpejtë sepse edhe me Ligjin e Grevave kudo në botë por edhe në Kosovë, ditët e humbura nuk kompensohen. Por, për këto do të bisedohet më vonë dhe do të vendosin vetë mësimdhënësit se a do të zëvendësohen ato orë. Varet krejtësisht prej tyre” tha kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

    Ndërsa, lidhur me vazhdimin e grevës, Jasharaj tha për Gazetën Blic se SBASHK nuk vendosë se sa do të zgjasë ajo. Shtoi se i kanë dhënë edhe afat Qeverisë për këtë, porse sipas tij, ajo nuk është marrë seriozisht nga institucionet e vendit.

    “SBASHK-u nuk vendosë se sa do të zgjasë greva sepse ne e kemi përmendur sa herë që nga maji e deri më tani duke i dhënë hapësirë dialogut, Qeverisë dhe institucioneve tjera, por ato nuk kanë reflektuar dhe nuk e kanë kuptuar drejtë angazhimin tonë. Madje ne kishim edhe protestë më 28 dhjetor duke e quar edhe alarmin e fundit para grevës së 14 janarit. Institucionet kanë pasur mjaftë kohë që të merren me këto çështje“tha ai.

    Sipas tij, presionet që po i bëhen SBASHK-ut për ndërprerje të grevës janë të pa rëndësishme, pasi siç tha ai, sindikata është e bashkuar në këtë drejtim.

    “Përpjekjet e disa DKA-ve dhe disa komunave që të bëjnë presion dhe të mundohet ta thyejnë grevën po dalin gjithnjë shterpe sepse greva është gjithnjë unike sepse mësimdhënësit dhe punëtorët e arsimit e kanë shpallur vet dhe këtë mund ta mbyllin vetëm ata” përfundoi Jasharaj.

    Kujtojmë se sot i pari i ekzekutivit, ka paralajmëruar se të gjitha orët e humbura, si shkak i grevës së mësimdhënësve, do të kompensohen.

    Mes tjerash,përsëriti ai, ligji për pagat tha se do të kalojë deri me datën 31 të këtij muaji.

    “Një gjë ju garantoj të gjithëve, asnjë orë e humbur nuk do të mbet pa u plotësuar. Më mirë është të kthehen tash, sesa të humbet vera, duke i mbuluar orët që humbin sot. Pra, duhet të kthehen se rritja është e respektueshme, është rritja më e madhe që mund ta bënte dikush ndonjëherë”, tha Haradinaj.

    Ndryshe, SBASHK ka hyrë në grevë që nga data 14 janar e këtij viti.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • “Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.