Edhe përkundër reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta që po mbretërojnë në vendin tonë, të gjitha rrugët nacionale dhe regjionale në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës, janë të kalueshme.
Kompanitë e kontraktuara nën mbikëqyrjen e menaxherëve rajonal, janë në punë dhe të angazhuar maksimalisht që të mos ketë bllokim të rrugëve.
Këtë e ka bërë të ditur i pari i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj me anë të një video-postimi në rrjetin social “Facebook” .