Rrugët lokale në Vushtrri sot janë më të qarkullueshme, kjo pasi bora është ndërprerë dhe makineritë të aranzhuara nga komuna e Vushtrrisë janë vënë në lëvizje.
Aksionit për pastrim poashtu i janë bashkangjitur edhe qytetarët, pronarë të objekteve banesore dhe afariste që po pastrojnë hapësirat përballë lokaleve të tyre.
Nga ajo që vërehet edhe në rrrugë, qarkullimi sot është përmirësuar dukshëm.