Rruga që lidh fshtarat Sllatinë dhe Tërllabuq është bërë tërësisht pakalueshme përshkak të reshjeve të fundit të borës.
Banorë të kësaj ane kanë përcjellur në redaksinë tonë fotografi që tregojnë më së miri gjendjen e rrugës së papastruar nga bora.
Sipas tyre kjo rruga ka vite që nuk pastrohet, ndërkohë më parë është pastruar vetëm nga kompania që operon si gurthyes në këtë zonë.
Rreth 450 banorë të këtyre fshatrave frekuentojnë këtë rrugë, 400 nga fshati Sllatinë dhe 50 nga fshati Tërllabuq.