Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Rruga e Kombit e kalueshme vetëm me zinxhir

    11/01/2019 | 11:42
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ortek bore në Librazhd, në Dibër trashësia arrin 1.5 metër. Fshatra të bllokuar dhe pa energji. Rruga e Kombit e kaluaeshme vetëm me zinxhir, thuhet në raportimin e GSH për situatën sot në Shqipëri.Moti i keq vijon të mbajë të mbërthyer Shqipërinë. Disa ortekë dëbore kanë rënë në Librazhd, pikërisht në fshatin Llangë të Njësisë Steblevë.Kjo ka bërë që të bllokohet aksi rrugor Lunik-Steblevë. Ndërkaq, shumë zona janë të bllokuara dhe dëbora në qarkun e Dibrës ka mësohet se arrin në trashësinë deri në 1.5 metër, ç’ka ka sjellë dhe izolimin e shumë fshatrave.

    Emergjente është situata në Njësinë Administrative Ostren me rreth 5 mijë banorë, të cilët kanë kërkuar ndihmë pasi mungon energjia elektrike si dhe nuk ka as kujdes mjekësor.Fshatra të bllokuar nga dëbora ka dhe në Elbasan dhe Krujë, ndërsa në Shkodër një person humbi jetën pasi iu shemb streha e një karburanti.Aksi nacional Peshkopi-Tiranë qarkullohet me zinxhirë. Por situata duket më problematike në rrugët e fshatrave që lidhen me qendrat e banuara si Peshkopi dhe Bulqizë.

    Në Tropojë, vijojnë të jenë të bllokuara Njësitë Administrative, Lekbibaj, Fierzë, Tropojë e Vjetër, Bytyq. Po ashtu edhe në Kukës, të izoluar nga bora janë njësitë, Arrëz, Zapod, Shishtavec.Mësohet se Rruga e Kombit është e kalueshme me zinxhirë. Në qarkun e Shkodrës vijon të jetë i pezulluar mësimi. Ndërkaq, 6 fshatra të malësisë së Kruijës janë ende të bllokuara.

    Mësimi është ndërprerë në 280 shkolla në të gjithë vendin, në Tropojë, Gjirokastër, Has, Korçë, Dibër, Shkodër e Mirditë

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit
    • Policia me plan operativ për zgjedhjet e së dielës
    • Dosja e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë – Apeli ia kishte ulur dënimin nga 5 në 3 muaj burgim për dhunë në familje dhe kanosje
    • Vdekja e foshnjës njëvjeçare, Spitali i Pejës del me reagim: Kishte çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje
    • Vushtrri, Dyshohet se para 10 vitesh një burrë abuzoi seksualisht me një tjetër
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.