Për njohësit e rrethanave ekonomike në vend skadimi i buxhetit në vitin 2018 ka efekte negative pasi që kanë mbetur shumë pagesa pa u kryer ndaj operatorëve ekonomik dhe në sektorin privat. Madje thonë se nëse nuk kalon buxheti i vitit 2019 në janar, të gjitha shpenzimet të ndalen përfshirë edhe pagat. Ata e konsiderojnë të paimagjinueshme që një qeveri që nuk paguan pagat të qëndroj në pushtet.
Ekonomisti, Hekuran Murati, ka thënë se buxheti për 2019 mund të rrezikohet të mos kalojë në janar, Në rast se nuk kalo buxheti Qeveria ti realizojë vetëm pagesat e borxhit publik.
“Rreziku që projektligji i buxhetit të mos kalojë deri në fund të janarit është ekzistent meqenëse koalicioni qeveritar nuk i ka votat e nevojshme për t’a kaluar, andaj janë të varur edhe nga votat e opozitës, gjë që e vështirëson punën. Në rast se nuk kalon buxheti, të vetmet shpenzime të cilat qeveria është e autorizuar të realizojë janë ato për pagesën e borxhit publik. Me fjalë tjera, të gjitha shpenzimet tjera, përfshirë edhe pagat, duhet të ndalen së paguari. Kjo paevitueshëm do të sillte edhe deri tek rënia e qeverisë, sepse është e paimagjinueshme që një qeveri që nuk i paguan pagat të mund të qëndrojë në pushtet”, thotë ai.
Edhe, Ekonomisti Mustafë Kadriaj, tha se skadimi i buxhetit në 2018 ka krijuar panikë te biznesi privat, që ta shqyrtojnë mundësin për bashkëpunim relevante në vend.
“Gjithsesi që i ka efektet e veta negative sepse kanë mbetur shumë pagesa pa u kryer ndaj operatoreve ekonomik të cilët po ashtu ndikojnë në vonesat ndaj bashkëpunëtoreve si dhe pagat e punëtoreve në sektorin privat. Që kjo njehrit ka krijuar panikë te biznesi privat që të shqyrtojnë mundësin për bashkëpunim ekonomik me institucionet relevante në vend. Jam për dhënie të kontributit të opozitës në projektligjin për buxhetin që sa më mirë të ndahen mjetet në prioritete që kanë si synim zhvillimin e vendit, por jo me çdo kusht të kenë vota negative sepse edhe atë mandat ua kanë dhënë po këta qytetar që dëmtohen më votën e tyre kundër”, ka thënë ai.
Tutje u shpreh se, opozita të jap votën pro për buxhet pasi kemi të bëjmë më një ligj njëvjeçar. Mos kalimi i buxhetit sipas tij, është vendnumërim apo kthim mbrapa.
“Duhet të kenë të qartë opozita që buxhetet e Kosovës ende janë të varfra dhe cila do forcë politike nuk do të mund të bënte me shumë se tjetra sepse kështu që jam për ndëgjimjn e opozitës dhe kontributin e saj në projektligjin për buxhetin, por njehërit të jep kontributin me votën pro, sepse kemi të bëjmë me një ligj një vjeçar dhe njehërit shumë e ndjshme sepse mos kalimi i ligjit për buxhetin 2019 për ekonominë do të thotë vendnumërim apo kthim mbrapa”, tha ai.
Të gjitha ndarjet buxhetore për vitin fiskal 2019 kanë skaduar në mesnatën e 31 dhjetorit 2018, me përjashtim të ndarjeve buxhetore të pashpenzuara nga të hyrat vetanake të komunave apo të ndonjë organizatë tjetër buxhetore të lejuara me këtë ligj, të cilat barten në vitin vijues./Ardita Zeka/arbresh.info/