Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Rashica reagon pas golit: Nuk ka mënyrë më të mirë për ta nisur vitin

    19/01/2019 | 22:21
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores së Werder Bremenit, falë golit të tij vendimtar.

    Werder Bremen ka arritur të marrë një fitore të madhe në udhëtim te Hannoveri me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e javës së 18-të në Bundesliga.

    Goli i vetëm për mysafirët e Bremenit u shënua pikërisht nga ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

    Ky gol e ka lumturuar Rashicën, i cili ka reaguar në rrjetet sociale.

    “Nuk ka mënyrë më të mirë se kjo për ta nisur vitin. Tri pikë, gol”, ka shkruar Rashica në profilin e tij në Facebook.

    Ndryshe, ky ishte goli i dytë i Rashicës këtë sezon me Bremenin në Bundesliga, teksa ka edhe një asistim.

    Rashica ka kaluar formë të mirë edhe te Kosova në ndeshjet e fundit, duke qenë njëri nga më meritorët për fitimin e grupit në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Rukiqi: Gëzohemi që samiti po mbahet në Tiranë, por brengosëse që Kosova është në izolim të madh ndërkombëtar
    • Gërvalla pretendon se po bëhet fushatë ndaj Pecit: I ndershëm deri në palcë
    • Ekskluzive: Bastisje në tetë lokacione në rajonin e Dukagjinit për tentim vrasjen e 29 janarit në Pejë
    • Rritet numri i lindjeve në Kosovë, vetëm gjatë marsit lindën 2 mijë e 061 fëmijë
    • Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.