Milot Rashica, e ka treguar dashurinë e tij për vendlindjen gjatë një interviste për faqen zyrtare të klubit të tij, Werder Bremenit, duke e konsideruar triumfin e Kosovës në Ligën e Kombeve si arritjen më të madhe të karrierës së tij, trasnmeton Gazeta Metro
Rashica e kishte filluar karrierën e tij si futbollist në Kosovë dhe për shkak të talentit të tij, arriti ta sigurojë një transferim në Holandë, për Vitesse. Përkundër kësaj arritje, ai e konsideron triumfin e Kosovës në Ligën e Kombeve si arritjen më të madhe të karrierës së tij.
“Dy transferimet, një herë nga Kosova në Eredivisie dhe pastaj në Werder janë momente të veçanta në karrierën time, mirëpo mendoj se triumfi në grupin e Ligës së Kombeve me vendlindjen time është momenti im i preferuar”, ka thënë futbollisti nga Vushtrria, transmeton Express. Përkundër që është duke jetuar për pothuajse katër vjet larg Kosovës, në Holandë dhe Gjermani, Rashica ka bërë të ditur se ai ende është shumë i lidhur me Kosovën, duke rrëfyer edhe për kohën e luftës.
“Unë kam lindur në Kosovë, isha në shkollë atje, luajta atje deri në moshën 18-vjeçare. Jam ende shumë i lidhur me vendim tim. Shumë njerëz vdiqën gjatë luftës dhe humbën shumë anëtarë të familjes, shumë njerëz vuajtën gjatë asaj kohe”, është shprehur Rashica.
“Kishte dhe ende ka shumë konflitke. E kaluam një rrugë të gjatë deri sa e fituam këtë liri dhe tani po luaj për vendin tim. Nuk u njohëm nga FIFA si federatë e futbollit për një kohë të gjatë. Për këtë arsye, kjo gjë është shumë e rëndësishme për mua”.
Në këtë intervistë, Rashica gjithashtu bëri të ditur se ushqimet e tij të preferuara janë ushqimet tradicionale shqiptare, si flija dhe byreku. Ai gjithashtu zbuloi se artisti i tij i preferuar është Unikatili, në mesin e shumë artistëve të tjerë shqiptarë./gazetametro.net