Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Rama: Mësohuni me shqipen e Kosovës, do të jemi në një çati

    17/01/2019 | 15:38
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i është përgjigjur ashpër një komentuesi që i ka sugjeruar ministres së Arsimit Besa Shahini që të mësojë Shqip si duhet. ” Mësohuni me të folurën e Kosovës se shpejt do të jemi në një çati. Ti e të gjithë të tjerët” i është përgjigjur”, Edi Rama komentuesit.

    Kryeministri Edi Rama sa herë që i jepet mundësia shfaqet aktiv në rrjetet sociale, ndërsa nuk nguron që t’i kthejë përgjigje ndjekësve të tij. Pas një dalje publike të ministres së dekretuar të Arsimit, Besa Shahini, e cila është nga Kosova, qytetarët janë ‘kapur’ me kreun e qeverisë në lidhje me dialektin e zyrtares.

    Teksa një qytetar i sugjeron ministres që të flasë shqip, Rama nuk ia kursen përgjigjen, ndërsa shkruan: ‘O zot! 4 fjalë 3 gabime dhe një fjali prej drumepreje, për të përqeshur tingëllimën e të folurës së Kosovës! Po mësohu, mësohu me këtë tingëllimë, ti dhe shumë si puna jote, se do ju duhet të adoptoheni shpejt nën një çati me Kosovën, edhe po nuk deshët ju”.

    Ndërkohë, mes komenteve spikat edhe ai i një qytetareje, e cila i shkruan Ramës se fondi për bonusin e bebeve në Elbasan kishte mbaruar. Kaq mjaftoi që Rama t’i kundërpërgjigjej, ndërsa shkruan: “Cili fond për lindjet mbarovi?! Fondi sapo fillovi dje, sepse siç ka qenë njoftimi bëhet aktiv në 15 janar në bankë, po normale që e shara vjen e para”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Digjet një shtëpi në Abri, zjarri më pas përfshin edhe objekte tjera e bagëti
    • NISMA njofton se nesër mban Kuvendin Zgjedhor – Do të zgjidhen kryetari, këshilli dhe kryesia
    • Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri
    • Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që përhapi ideologji ekstreme fetare
    • “Qeveria mbijeton, Kosova humb”, Tahiri i AAK-së thotë se efektet e bllokadës institucionale janë kolosale
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.