Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Qyteti amerikan mban zi për vdekjen e kosovarit

    16/01/2019 | 19:32
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nuk ishte e pazakontë të shihje një furgon të veçantë me ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe blu nëpër rrugët e Waterbury. Për vite të tëra, “Ziggy the Flagman” e ngaste atë, duke treguar dashurinë e tij për vendin e tij ku jetonte.

    Ai shpesh dilte me furgonin e tij dhe valonte flamurin amerikan gjersa të tjerët e shikonin me habi. Bëhet fjalë për kosovarin, Zeqir Berisha, i njohur me nofkën “Ziggy Flagman” në vendin e tij, shkruan IndeksOnline.

    Ziggy ishte një ikonë në Waterbury, i cili ndate shpirtin e patriotizmit në të gjithë qytetin dhe ishte i dashur për të gjithë.

    “Ai është një ikonë e Waterbury dhe një person që është respektuar”, tha përfaqësuesi i qytetit Waterbury, Geraldo Reyes.

    Trupat amerikane shpesh i dërguan letra vlerësimi atij. Njejtë bënin edhe fëmijët në shkolla, ai u fliste atyre për rëndësinë e flamurit amerikan, shkruan News8.

    Ziggy vdiq në ditën e Krishtlindjeve pas një sulmi në zemër në moshën 76 vjeç. Djali i tij, Aliu i tha News8 se çfarë rëndësie kishte për Ziggyn që të valonte flamurin dhe të tregonte dashurinë e tij për Amerikën.

    “Kur e kapte shtizën, e bënte të ndihet gjallë” tha Aliu. “Ai ndihej më mirë mentalisht, psikologjikisht, emocionalisht”.

    “Sot ne mbajmë zi për humbjen e Zeqir “Ziggy the Flagman” Berisha. Ziggy do të kujtohet përgjithmonë si një patriot i zjarrtë dhe një punonjës i përhershëm i komunitetit të Waterbury. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen dhe miqtë e Ziggy-t gjatë kësaj kohe të vështirë “.

    “Ziggy the Flagman” (Zeqir Berisha) ka lindur në Kosovë dhe ka ikur kur ishte nën sundimin komunist. Ai largua për në Shtetet e Bashkuara ligjërisht dekada më parë dhe djemtë e tij thonë se e donte flamurin aq shumë për mundësitë që Amerika ishte në gjendje t’ia siguronte.

    “Sepse nga ku erdhi ai nuk kishte lirinë që kishim”, tha djali i tij, Alex. “Dhe ai gjithmonë na tha të mos e merrnim atë si të merituar”.

    Ata nuk e bënë. Për shkak të ndikimit të tij, katër prej pesë djemve të Ziggy-t përfunduan duke shërbyer në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Djali tjetër punoi për qeverinë federale.

    “Dhe ja ku jemi, jemi me fat që jemi këtu dhe i shërbejmë vendit tuaj”, tha Ali.

    Përfaqësuesi i shtetit, Geraldo Reye, thotë se ka diskutime paraprake për një lloj memoriali për t’u ndërtuar për nderin e Ziggy-t,
    përcjell IndeksOnline.

    “Ka patur tashmë njerëz që kanë filluar spekulimet dhe të menduarit për të realizuar diçka, por ende në fazën e diskutimit”, tha Reyes.

    Funerali i Ziggy-t është të hënën në mëngjes dhe pas shërbimit do të ketë një kortezh nëpër qytet.

    “Një shans tjetër për të që të shihte qytetin që ai e donte”, tha Ali.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen katër armë zjarri në Prishtinë
    • 93 aksidente për një ditë në Kosovë
    • Vushtrri: Po transportohej drejt gjykatës, i dyshuari kanos zyrtarin policor
    • Haradinaj: Albin Kurti, iu ka nënshtruar komunitetit jo-serb, por po “peshkon” edhe tek deputetët e PDK e LDK
    • Moti për vikend: Vranësirat shpërndahen të shtunën, më shumë diell të dielën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.