Një qytetar për pak nuk ka përfunduar në fund të liqenit të Batllavës, i cili ka disa ditë që është ngrirë i tëri.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si qytetari kishte hipur me një motor me katër rrotë mbi akullin e liqenit.
Diku kah mesi i liqenit ishte thyer akulli dhe gjysma e motorit malor kishte përfunduar nën ujë.
Për të mos ndodhur më e keqja, qytetarin e ndihmojnë disa banorë vendas, të Orllanit, të cilët e tërheqin motorin me anë të një litari.
Më poshtë shihni pamjet nga ky rast.
KALLXO.com raportoi para disa ditësh për ngrirjen e liqenit të Batllavës.