Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Qeveria i kundërpërgjigjet SBASHK-ut pas vendimit për grevën

    21/01/2019 | 18:05
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Qeveria e Kosovës ka thënë se është bërë e pamundura për për t’i ofruar mësimdhënësve rritje prej 10 për qind të koeficientit të tyre.

    Besnik Tahiri, këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë sot për Klan Kosovën se propozimi i qeverisë ka ardhur pas një analize “shumë të thellë” nga Ministria e Financave.

    “Ne kemi një propozim i cili ka dalë nga një analizë shumë e thellë dhe shumë e thuktë e Ministrisë së Financave. Një profesor i shkollës së mesme do ta ketë rrogën afër 600 euro, dhe këtu nuk jemi duke folur për rritje të vogël”, ka thënë Tahiri, shkruan Insajderi.

    “Nuk qëndron [pretendimi se nuk janë rritur pagat], në aspektin monetar rritja më e madhe është po në këtë sektor. Ky ligj i barazon secilin dhe i ul pagat në shumë sektor dhe i rrit pagat në sektorin e arsimit”, ka thënë ai. “Qeveria e ka bërë të pamundshmën për të ardhur deri tek kjo ofertë”.

    SBASHK ka vendosur që të refuzojë ofertën e Qeverisë së Kosovës për ndërprerjen e grevës, pas ofertës së kryeministrit Haradinaj për ngritje të koeficionetit të pagave për 10 për qind, për këtë sektor. /Insajderi.com

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    • Hamiti: Pozita ndërkombëtare e Kosovës është përkeqësuar fort, imazhi i vendit tonë është dëmtuar
    • Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës
    • Parashikimi i motit për sot
    • Punimet në rrjet: Këto lokalitete të Vushtrrisë mbesin pa rrymë nesër
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.