Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Qeveria deklarohet edhe një herë për grevën në arsim

    24/01/2019 | 13:16
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Tash e dhjetë ditë, nxënësit në Kosovë nuk janë duke i ndjekur mësimet, kjo për shkak të grevës që është duke u mbajtur nga SBASHK-u, ku po kërkojnë ngritjen e koeficienteve më së paku 30 për qind nga çerdhet e deri në Universitet.

    Nga Qeveria e Kosovës, kanë deklaruar se propozimi i para disa ditësh i kryeministrit Haradinaj, për ngritjen e pagave për mësimdhënësit, është i fundit sepse nuk mund të ketë rritje tjera për ta.

    Donjeta Gashi, zëdhënëse e Qeverisë Haradinaj, ka deklaruar për “Gazeta Blic”, se numri i mësimdhënësve është shumë i madh dhe nuk mund të ju bëhet rritje më e madhe se sa ajo që është prezantuar ditë më parë.

    “Kryeministri edhe gjatë ditës së djeshme ka bërë thirrje që mësimdhënësit të kthehen në punë. Kryeministri ka bërë një propozim gjeneroz në kuptimin e pagesës për shkak të kostos dhe numrit të madh të mësimdhënësve. Sepse kur ngritën paralelet për një shofer, aty bëhet fjale për një ose dy shoferë, ndërsa për mësimdhënësit janë rreth 30 mijë punëtorë të arsimit. Kështu që kostoja ka qenë e madhe rreth 50 milionë euro. Ajo që është ofruar është rreth 20 milionë euro me gjithë vlerësimit që i kanë bërë për çdo kategori të mësimdhënësve ka pasur rritje”, tha ajo.

    Po ashtu, zëdhënësja e Qeverisë tha që oferta e fundit e bërë ka pasur rritje të koeficienteve dhe që SBASHK-u ka mohuar edhe një fakt rreth shtesave që ata i marrin.

    “Oferta e fundit, ka pasur rritje të koeficienteve edhe tash SBASHK nuk e ka pranuar, dhe po ashtu kanë mohuar një fakt që rrogat që i kanë pasur kanë marrë edhe shtesa. Pra shtesat e tyre tash janë bërë legjitime ju është bërë rrogë, pra kjo është përparësi e madhe sepse ata mund të marrin edhe shtesa tjera dhe rrogën bazë nuk ua prekë askush. Ne e kemi marrë me seriozitet këtë çështje dhe ua kemi bërë ofertën më të mirë të mundshme”.

    Kundër grevës në arsim, janë deklaruar edhe ekspertet e arsimit. Sipas tyre, grevat do të ndikojnë negativisht tek nxënësit. Ata kanë pohuar se grevat nuk janë rruga e duhur për adresimin e problemeve. Por pavarësisht thirrjeve të shumta që grevat të ndërpriten, SBASHK ka njoftuar se kjo nuk do të ndodhë deri në realizimin e kërkesave të tyre./Gazeta Blic./

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • “Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.