Sot vëmendja ishte në Serbi, ku presidenti rus Vladimir Putin vizitoi Beogradin.
Për të nderuar ardhjen e tij presidenti serb Aleksander Vuçiq, i dhuroi një qen të sharrit homologut të tij rus. Qenin e quajtën ‘Pasha’.
Momentin që deshi të ia dhuroi qenin, i doli një problem presidentit serb. Kjo pasi që ‘Pasha’ nuk iu bind atij.
Në videot e publikuara shihet se si Vuçiq tenton ta tërheq me zor qenin pasi ai refuzonte të lëvizte.