Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Qëndroi 9 orë i bllokuar në borë, kështu shpëtoi 24 vjeçari

    11/01/2019 | 09:32
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një 24 vjeçar që nga ora 10:00 e ditës së sotme ka mbetur i bllokuar në fshatin Ndërmollas të njësisë Postribë, në rethinën e Shkodrës në Shqipëri.

    Mursel Sykaj po kthehej drejt stanit të tij ku momentalisht ndodhet bashkë me familjen por ka mbetur në mes të borës e cila aty shkonte deri në 1 m 80 cm.

    Menjëherë 24 vjeçari ka njoftuar me celularin e tij të afërmit për bllokimin në mes të borës.

    Familjarët kanë njoftuar Shtabin e Emergjencave Civile. Fillimisht një helikopter është nisur për ta marrë por pas dy tre tentativash helikopteri nuk ka mundur të ulet për shkak të motit të keq.

    Në këtë mënyrë e vetmja mundësi ka qenë vetëm përmës tokës. Kështu në Prekal kanë mbërritur disa grupe të FNSH dhe dy grupe të efektivëve bashkë me disa banorë të zonës janë nisur në këmbë në orët e pasdites.

    Pas rreth dy orësh ecje në këmbë në mes të borës është arritur që 24 vjeçari të gjendet. Menjëherë forcat e FNSH e kanë marrë 24 vjeçarin duke bërë që ky i fundit t’i shpëtojë bllokimit.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dyshime për shpërthim në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës, flasin nga Policia
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    • Bajrami: U befasova se si Kurti nuk qenka pjesë e aktakuzës, ka lejuar tenderë sekretë dhe import të rrymës prej qindra milionë eurosh
    • KQZ me sqarim për votat e Mitrovicës e Gjakovës, thotë se kompania sllovene e merr përgjegjësinë për gabimin
    • Ismet Kryeziu sqaron se çka ndodh në Mitrovicë nëse vërtetohen keqpërdorimet
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.