Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Qendra e paraburgimit në Prishtinë që kushtoi 6.7 milionë euro do të hapet një vit pas përurimit

    13/01/2019 | 21:03
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    6.7 milionë euro të tatimpaguesve kosovarë janë dhënë për ndërtimin e këtij objekti që do të duhej të ishte në shërbim të të paraburgosurve gjatë vitit të kaluar.

    Por, ata nuk pritet të vendosen aty, para fundit të muajit shkurt.

    Aty do të vendosen të paraburgosurit nga Qendra në Pejë, e cila pritet të mbyllet krejtësisht, por në Prishtinë do të ketë edhe të paraburgosur nga qendra të tjera në Kosovë.

    Ministri Tahiri ka bërë të ditur se bashkë me Shërbimin Korrektues të Kosovës është duke zbatuar disa masa të Planit Zhvillimor Strategjik, të cilat parashohin përmirësim të sigurisë brenda burgjeve.

    Tahiri ka theksuar se në rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Korrektues përfshihen edhe burimet njerëzore, ku konkursi për oficerë është në fazën e fundit.

    Ky proces ishte zvarritur, për shkak të anulimit të konkursit nga Avokati i Popullit, i cili vlerësoi se Ministria e Drejtësisë kishte shkelur të drejtat e njeriut, duke vënë si kriter moshën e përcaktuar për këtë pozitë.

    Qendra e Paraburgimit në Prishtinë ishte përuruar më 5 janar të vitit 2018 nga vetë ministri, Abelard Tahiri.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti krejt indiferent ndaj zgjedhjeve në Shqipëri. Kush ia ‘shkuli veshin’ sipas Visar Ymerit?
    • Tragjedi në Prizren – vdes 24 vjeçari, dy persona raportuan në polici se i riu që doli për ta blerë armën shkrepi në drejtim të vetës
    • Sali Berisha pezmatohet nga Exit Poll i Haxhiut: Batoni, gënjeshtar i gatshëm
    • Kurti e nis fushatën për zgjedhjet lokale, VV thotë se ia ka marrë LDK’së një emër të njohur në Prizren
    • AAK nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për votimin e fshehtë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.