Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Punëtorët e RTK-së protestojnë para Kuvendit

    28/01/2019 | 09:47
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryesia e SPERTK-së, përmes një komunikate për media, njofton se sot në orën 13:00 do të protestojë para Kuvendit të Kosovës. “Sindikata e Punëtorëve e RTK-së fton të gjithë punëtorët e RTK-së në protestë me datë 28.01.2019 në ora 13;00 të protestojmë para kuvendit të Kosovës me kërkesën e vetme heqjen nga ligji i pagave”, thuhet në komunikatë.
    Ata thonë se komisioni për administratë publike, qeverisje lokale dhe media e ka përfshirë RTK-në në Ligjin për Pagat duke i krahasuar gazetarët me shërbyesit civilë.

    “Të nderuar kolegë siç edhe e dini kjo është kundërligjore sepse RTK ka ligjin e saj dhe statusi i RTK-së është ndërmarrje e pavarur me status të veçantë.

    SPERTK ju fton të na mbështetni në mënyrë masive në këtë protestë që mos ta lëmë RTK-në të shndërrohet nga mediumi publik në atë shtetëror.

    Njëkohësisht u bëjmë ftesë kolegëve nga mediet tjera që ta ndjekin me ekipet e tyre protestën tonë”, thuhet në njoftim.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    • Edhe LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin me presidenten Osmani
    • Edhe një përpjekje tjetër nesër, kuvendi lëshon njoftimin për vazhdimin e seancës konstituive
    • Policia e Kosovës fillon sot fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve
    • AKB-ja kundër detyrimit të kompanive që të furnizohen nga tregu i hapur i energjisë deri pesëfish më shtrenjtë se nga KEK-u
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.