Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Psikologu tregon se si do të ndikojnë grevat tek fëmijët

    24/01/2019 | 13:57
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ndërprerja e mësimit në shkollat e Kosovës do të ndikojë negativisht tek nxënësit. Ata do ta kenë të vështirë pas një ndërprerje disa ditëshe t’i kthehen mësimit dhe të jenë të përqendruar në orët mësimore.

    Naim Telaku, profesor i psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, ka treguar për “Gazeta Blic”, se si do të ndikojnë grevat tek nxënësit në aspektin psikologjik. Ai po ashtu, u shpreh kundër grevës.

    “Greva nuk është e drejtë sidomos pas negociatave dhe propozimit të Qeverisë, mendoj që greva është dashtë që të ndalet. Sa i përket aspektit edukativ unë jam mësimdhënës, dhe kur ndodhë për ndonjë festë që të mos mbahet ndonjë ligjëratë, pastaj i gjithë plan programi mësimor për një semestër çrregullohet dhe është shumë problem të kompensohet. D.m.th në këtë rast të gjitha këto mungesa dhe tu e pas parasysh që mund të ketë edhe mungesa tjera që mund të ndodhin për shkak të festave apo kushteve të këqija atmosferike ose çfarë do qoftë e përgjysmojnë realizimin e planit mësimor, e përgjysmojnë edhe efektin që duhet ta bëjë plani mësimor”, ka thënë Telaku për Gazeta Blic.

    Ai, thotë që e gjithë situata e krijuar në arsim, po ndodhë për shkak se sistemi arsimor në Kosovë nuk po merret seriozisht aq sa duhet.

    “Kjo qasje është për shkak që sistemi arsimor në Kosovë nuk merret shumë seriozisht, e sidomos në ato nivele me të ulëta, pra atëherë kjo keqpërdoret për gjëra të ndryshme në faza të caktuara, kjo po ndodhë pa ndonjë konsiderata se cila është kostoja të populli. Vetëm në Universitet ka mbi 30 mijë studentë po ashtu edhe nxënësit janë në numër të madh, pra kostoja është shumë e madhe dhe nuk mund të kompensohet”, shtoi ai.

    Psikologu, shpjegoi më hollësisht se si ndikon kjo ndërprerje e mësimit tek nxënësit.

    “Në aspektin psikologjik është e dëmshme, për shkak se nxënësit,  studentet ju duhet shumë përpjeke që të jenë të motivuar gjatë semestrit, dhe t’i kuptojnë sa më mirë mësimet. Pra, edhe motivi zbehet ose anulohet kur ndodhin lëvizje të tilla, sikur kjo për çështje të vogla financiare që duhet të zgjidhen me negociata e me marrëveshje”, ka përfunduar Telaku deklaratën e dhënë për Gazeta Blic.

    Greva në të gjitha institucionet arsimore në Kosovë ka filluar nga 14 janari, ndërsa SBASHK-u ka njoftuar se greva nuk do të ndërpritet deri në realizimin e kërkesave të tyre. Ku po kërkojnë ngritjen e koeficienteve më së paku 30 për qind nga çerdhet e deri në Universitet./Gazeta Blic./

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    • Hamiti: Pozita ndërkombëtare e Kosovës është përkeqësuar fort, imazhi i vendit tonë është dëmtuar
    • Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës
    • Parashikimi i motit për sot
    • Punimet në rrjet: Këto lokalitete të Vushtrrisë mbesin pa rrymë nesër
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.