Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Protestojnë serbët në Shtërpcë, NJSO vëzhgon situatën!

    23/01/2019 | 11:05
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Banorët e Shtërpcës janë duke protestuar përsëri kundër ndërtimit të një hidrocentrali. Paknaqësit rreth këtij ndërtimi janë shfaqur pasi, sipas tyre, po dëmtohet rrjedha e lumit të cilën e përdorin për ujë të pijes.

    Protesta është kontrolluar nga afër prej Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (NJSO). Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

    “Nuk ka diçka konkrete. Por Policia ka marrë informacion për një protestë në Shtërpcë lidhur me ndërtimin e një hidrocentrali”, ka thënë shkurt ai.

    Ndryshe, Stojan Josimovic, banor i fshatit gjatë fjalimit të tij ka thënë se arsyeja për të cilën po protestojnë pranë lumit është për shkak se ndërtimi i hidrocentralit dhe makineritë e rënda do të shkatërrojnë shtratin e lumit.

    “Me rastin e ndërtimit të këtij hidrocentrali, gjatë punimeve dhe ndërtimit, kur do të punojnë makineritë e rënda , ne konsiderojmë që do të shkatërrohet dhe do të dëmtohet rrjedha e lumit , dhe shtrati do të dëmtohet, pra do të shkatërrohet një pasuri natyrore, dhe një burim i rëndësishëm i ujit”, u shpreh ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Digjet një shtëpi në Abri, zjarri më pas përfshin edhe objekte tjera e bagëti
    • NISMA njofton se nesër mban Kuvendin Zgjedhor – Do të zgjidhen kryetari, këshilli dhe kryesia
    • Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri
    • Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që përhapi ideologji ekstreme fetare
    • “Qeveria mbijeton, Kosova humb”, Tahiri i AAK-së thotë se efektet e bllokadës institucionale janë kolosale
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.