Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Protestë kundër vizitës së Putinit në Serbi: Do të na rrënojë edhe më tepër shtetin

    17/01/2019 | 12:45
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Disa organizata të ndryshme joqeveritare dhe qytetarë kanë bërë thirrje për protesta kundër vizitës së Vladimir Putinit në Serbi.

    Ata kanë thënë se kjo protestë është kundër ‘glorifikimit që po i bëhet regjimit autoritar të Putinit në Serbi’.

    Këto organizata dhe shumë qytetarë thonë se kjo vizitë e Putinit dhe lavdet që po i bëhen nga mediat nxisin edhe më tepër rënien dhe dëmtimin e institucioneve demokratike, të drejtave dhe lirive të qytetarëve në Serbi.

    Këto organizata i kanë kujtuar Putinit se në Rusi që nga viti 1992 deri në vitin 2019 janë vrarë 58 gazetarë, gjë që jep një alarm për perspektivën e medias në Serbi nëse e ndjek modelin e Rusisë së Putinit.

    Gjithashtu këto OJQ kanë folur për financimet që Putini i bënë nëpër mediat e ndryshme në Serbi dhe nëpër organizata joqeveritare.

    Sipas tyre kjo vizitë e Putinit nënkupton braktisje të rrugës së integrimit Euro-Atlantik të Serbisë.

    “Edhe përkundër faktit se ekzekutivi serb e mohon, kjo vizitë do të thotë braktisje e reformave dhe i integrimit Euro-Atlantik”, thuhet ndër të tjera nga këto OJQ, shkruan televizioni N1.

    Për këtë vizitë ndërkohë shteti serb dje ka bërë përgatitjet e fundit. Janë angazhuar gjithësejtë 5000 forca policore për sigurinë e Puitinit, ndërkohë shumë qytete janë urdhëruar nga Vuçiqi që të dërgojnë një numër të caktuar të qytetarëve në Beograd për ta bërë edhe më madhështore pritjen.

    Shumë rrugë qendrore dhe sheshe kryesore janë bllokuar, pasi që pritet që rreth 70 mijë persona të marrin pjesë në këtë pritje.

    Në këtë vizitë ndër të tjera pritet që Putin e Vuçiq të diskutojnë edhe për çështjen e Republikës së Kosovës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Rukiqi: Gëzohemi që samiti po mbahet në Tiranë, por brengosëse që Kosova është në izolim të madh ndërkombëtar
    • Gërvalla pretendon se po bëhet fushatë ndaj Pecit: I ndershëm deri në palcë
    • Ekskluzive: Bastisje në tetë lokacione në rajonin e Dukagjinit për tentim vrasjen e 29 janarit në Pejë
    • Rritet numri i lindjeve në Kosovë, vetëm gjatë marsit lindën 2 mijë e 061 fëmijë
    • Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.