Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Prorektori i UP-së: Profesorët s’duan rritje pagash

    24/01/2019 | 18:31
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Duke folur për projektligjin e shumëpërfolur për paga dhe grevat në arsim, prorektori i Universitetit të Prishtinës, Dashamir Bërxulli ka thënë se arsimi i lartë i është bashkuar SBASHK-ut, pasi nuk pranon që të ketë ulje të koeficientëve.

    “Është ulur koeficienti. Ka mendime që as që e ndiejnë veten fare pjesë të ligjit”, ka thënë ai duke shtuar se “koeficientët nuk mund të përcaktohen çdo gjashtë muaj”. “Profesorët s’kanë kërkuar rritje page, por të mos ulen pagat. Sigurisht që urojmë si menaxhment bashkë me dekanët që greva të përfundojë sa më shpejtë e t’u kthehemi aktiviteteve. S’kemi dashur që të hyjmë në grevë, por kjo është zgjidhje e detyruar. Lus të gjithë të mirëkuptojnë zgjedhjen”.

    Sa i përket shtyrjes së provimeve të afatit të janarit, Bërxulli ka thënë se UP-ja ka përvojë në këso raste dhe do të bëjë “zgjidhjen më të mirë të mundshme”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës
    • Osmani përmbyll vizitën dyditore në Zvicër: Historike për Republikën e Kosovës
    • Njësitë ajrore të SHBA-së, Zvicrës e Hungarisë realizojnë fluturime në formacion në gjithë Kosovën
    • Arbër Vokrri shkarkohet nga pozita e zv.ministrit, pasi akuzoi ndërkombëtarët se nxitën trazira në veri
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.