Luftërat e qenve të nxitura prej kosovarëve nga dëshira e tmerrshme për t’i parë ata duke luftuar me njëri-tjetrin deri në ngordhje, nuk po ndalen, shkruan Insajderi.
Një luftë e tillë është zhvilluar në Xërxë të Rahovecit, ku disa persona shihen duke u argëtuar tëksa nxisnin 2 qenë që të luftojnë në mes të rrugës.
Ata, madje, të kënaqur nga dyluftimi i qenve, luftën e tyre e përcjellin me brohorima e disa kujdesen që ngjarjen ta incizojnë me telefon, ndoshta për ta shijuar këtë primitivizëm përsëri kur ta shohin videon më vonë.
Por jo të gjithë incizojnë për t’i mbajtuër kujtimet e ngjarjes për argëtim. Një qytetar e ka incizuar ngjarjen për të treguar këtë trajtim të tmerrshëm ndaj qenve.