Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Presidenti ia kthen letrën presidentit amerikan, Donald Trump

    11/01/2019 | 15:38
    Kosovo's Foreign Minister Hashim Thaci holds a joint press conference with his Turkish counterpart at the Foreign Affairs Ministry in Ankara on February 19, 2015. AFP PHOTO / ADEM ALTAN (Photo credit should read ADEM ALTAN/AFP/Getty Images)
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka kthyer letrën presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili më 14 dhjetor ia kishte drejtuar një letër Thaçit, përmes së cilës kishte shprehur mbështetjen e fuqishme të SHBA-së për Kosovën.

    Burime të IndeksOnline pranë Zyrës së Presidentit Thaçi, kanë thënë se Thaçi qysh në fillim të këtij viti ia ka kthyer letrën presidentit amerikan.

    Ky burim ka theksuar se shumë shpejt Zyra e Presidentit Thaçi do të bëjë publike përmbajtjen e letrës, të cilën Thaçi ia ka dërguar presidentit amerikan.

    Ndërkaq, në letrën të cilën Thaçi e kishte marrë nga presidenti Trump, ndër të tjera, kërkon nga presidenti Thaçi dhe liderët e Kosovës që të shfrytëzohet ky moment unik, që të flasin me një zë me qëllim të arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë.

    “Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër për marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë”, kishte shkruar Trump.

    Në këtë letër, Trump kishte shkruar se Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë për suksesin e Kosovës, si një shtet i pavarur dhe sovran. Ne duam që vendi i juaj të vazhdojë të zhvillohet.

    “Ne jemi të gatshëm që t’ ju ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë. Një marrëveshje e tillë është e arritshme. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ju mirëpres ju dhe presidentin Aleksander Vuçiç, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike”, kishte shkruar presidenti Trump./

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • Abazi e quan fatkeqësi reagimin e kryeministrit Kurti ndaj Trump: I pakalkuluar e jo strategjik
    • Erdogan: Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.