Me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, do të merr pjesë në takimin e ministerialit të shteteve anëtare të Koalicionit Global kundër DAESH, i cili do të mbahet në javën e parë të muajit shkurt në Uashington D.C.
Sipas një komunikate të MPJ-së, gjatë vizitës dhe qëndrimit në ShBA, kryediplomati kosovar, Pacolli, do të merr pjesë edhe në ceremoninë vjetore të Lutjeve të Mëngjesit, e cila do të mbahet më datën 8 shkurt, 2019.
Presidenti Thaçi e ka konfirmuar shkuarjen e tij atje pas ftesës nga Donald trump. Ndërkohë në Lutjet e Mëngjesit s’do të ketë mundësinë të marrë pjesë kryeministri Ramush Haradinaj.
SHBA ia refuzoi vizën amerikane Haradinaj për shkak të zhvillimeve të fundit rreth taksës 100%/Periskopi/