Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Policia zvicerane dënon shoferët që nuk i pastrojnë xhamat e makinës

    23/01/2019 | 12:33
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Policia e Zug-ut paralajmëroi shoferët se do të dënohen dhe madje mund të humbasin licencën e tyre nëse nuk i kanë pastruar siç duhet veturat e tyre para se të dalin.

    Policia në kantonin e Zug-ut ka paralajmëruar shoferët se nëse e pastrojnë akullin dhe borën nga veturat e tyre, atëherë do të dënohen, madje, edhe mund ta humbasin licencën e tyre, shkruan “The Local”.

    Policia me anë të një komunikate ka bërë të ditur se ka dënuar disa shoferë sepse nuk e kishin pastruar akullin dhe borën në veturën e tyre, dritaret dhe pasqyrat anësore, përcjell albinfo.ch.

    Në një rast, shoferi kishte hequr vetëm gjysmën e akullit në xhamin e përparmë, derisa në rastet tjera nuk kishin hequr akullin dhe borën në dritaret anësore.

    Këta shoferë mund të jenë të rrezikshëm për përdoruesit e tjerë të rrugës, sidomos për këmbësorët dhe çiklistët, sepse dukshmëria e tyre është zvogëluar, përcjell tutje albinfo.ch.

    Policia e Zug-ut paralajmëroi shoferët se do të dënohen dhe madje mund të humbasin licencën e tyre nëse nuk i kanë pastruar siç duhet veturat e tyre para se të dalin.

    Gjithashtu edhe çatia e veturës duhet të pastrohet. Kjo parashihet edhe në bazë të ligjit zviceran, ku dritaret, xhamat, dritaret anësore dhe dritat, duhet të mbahen të pastra. Përveç kësaj, edhe targat duhet të jenë të lexueshme, përcjell albinfo.ch.

    Shoferët që përbëjnë rrezik serioz për përdoruesit e tjerë të rrugës, duke mos respektuar këto, ose rregulla të tjera zvicerane të trafikut, mund të përballen edhe me një dënim me burg deri në tre vjet

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    • Hasani: Shteti i Kosovës nuk është Albin Kurti, ai duhet të largohet së bashku me ministrat që janë deputetë
    • Bajrami: Për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.